Dritarja e transferimeve mund të sjellë surpriza. Një prej tyre është paralajmëruar nga AS. E përditshmja spanjolle shkruan se në rast se Lewandowski largohet nga Bayerni, kampionët e Gjermanisë do ta zëvendësojnë atë me Cristiano Ronaldon.

Polaku Leëa e ka thënë publikisht se kërkon të ndërrojë mjedis dhe  kjo hipotezë qëndron e gjallë, pavarësisht rezistencës së bavarezëve.

Uk
Uk

 

Në krahun tjetër, Ylli Ronaldo është i pakënaqur me Manchester United. “Djajtë e kuq” nuk po i përgjigjet siç duhet në merkato konkurrentëve, të cilët kanë siguruar shërbimet e Erling Haaland dhe Darwin Nunez (Manchester City dhe Liverpool). Në këto kushte, ekipi nga Manchesteri e ka pothuajse të pamundur të rivalizojë për titullin kampion dhe CR7 po mendon seriozisht gjetjen e një skuadre të re.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: