Bayern Munchen ka siguruar dopietën këtë sezon nv Gjermani pasi ka fituar deri më tani Bundesligën, kurse sot edhe kupën e Gjermanisë, e quajtur DFB Pokal.

Bavarezët mposhtën me poker golash Bayer Leverkusen në finalen e luajtur me stadium të boshatisur në Olympiastadion të Berlinit. Bayern nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren pasi që në fillim të pjesës së parë shënoi dy herë shpejt me Alaba dhe Gnabry. Ndërkohë Lewandowski 3-fishoi në të dytën.

Aspirinat ndezën shpresat e golin e Sven Bender, por Lewandowski do i vendoste kapaku në minutën e 89-të për të shënuar golin e katërt. Leverkusen u ngushëllua duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e fundit me Kai Havertz.

Por Bayern Munchen është ende në lojë për tripletën këtë sezon. Gjermanët janë ende në Champions League, ku duket se fazën e para çerekfinaleve e ka thuajse të kaluar pasi pret në fushën e saj, Chelsea-n që e mposhtën 0-3 në Londër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb