Bayern Munchen tenton kthesën sot në kampionat, pas disa rezultatesh jo shumë të mira. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet e ndeshjes që do luhet me Bayer Leverkusen, në Allianz Arena.

Bavarezët e nisin me lojtarët më të mirë të mundshëm. Nuk mungon titullar Sadio Mane, me senegalezin që do synojë medoemos golin sot. Ai do ketë mbështetjen e Sane. Në mesfushë ka emra si Kimmich, Sabitzer dhe Musiala.

Në krahun tjetër, “aspirinat” i besojnë sulmin Patrick Schick. Një vend mes 11-shes i takon edhe Hudson Odoi.

Formacionet:

Bayern Monaco (4-3-2-1): Neuer; Pavard, Upamecano, de Ligt, Davies; Kimmich, Sabitzer, Musiala; Muller, Sané; Mané.

Bayer Leverkusen (4-2-3-1): Hradecky; Kossounou, Tah, Tapsoba, Bakker; Demirbay, Andrich; Frimpong, Hudson-Odoi, Diaby; Schick.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: