Bayern Munchen është rikthyer te fitorja pas humbjes poshtëruese në mesjavë në Kupën e Gjermanisë. Në javën e 10-të të Bundesligës, kampionët fituan 2-5 në transfertë me Union Berlin.

Serinë e golave e hapi Robert Lewandowski në minutën e 15-të, teksa shënoi saktë me penallti. Pa kaluar as tetë minuta, sulmuesi polak shënon edhe golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin. 12 gola në 10 javë, asnjë si Lewa në 5 ligat kryesore.

Sane në minutën e 3-të coi shifrat në 0-3. Megjithatë, vendasit shënuan në 43’ dhe rihapën deri diku takimin. Por në të dytën, në 61’, vjen goli i Coman për 1-4. Berlinezët ngushtojnë edhe njëherë tjetër, por Muller do të vuloste në fund për 2-5. Bayern mban kreun.

Fitoi edhe Dortmund, që mposhtë në shtëpi 2-0 Koln. Surpriza e javës ishte humbja 0-2 e Bayer Leverkusen në shtëpi kundër Wolfsburg. Mainz fitoi në transfertë 1-2 me Arminia Bielefeld, ndërsa Freiburg mposhti 3-1 Greuther Furth.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb