Kampionët e Bundesligës, Bayern Munich filluan turin në Kinë me një fitore bindëse 4-1 kundër spanjollëve të Valencias.

Thomas Mueller hapi serinë e golave në minutën e 16-të, ndërkohë që Rodrigo barazoi shumë shpejt me kokë (27).

Më pas shënoi përsëri Mueller (45), përpara se ekipet të shkonin në pushimin e ndeshjes.

Golat e tjerë u shënuan nga Thiago (54) dhe Robert Lewandowski (69) në stadiumin e mbushur me 49 000 spektatorë.

Bayern do të ndeshet edhe me Interin në Shangai dhe me skuadrën vendase Guangzhou Evergrande, me të cilën përfundoin edhe turin në Kinë.

Bundesliga fillon më 14 gusht me ndeshjen Bayern-SV Hamburg.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: