GJERMANI- Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, i ka të qarta synimet për këtë sezon. Spanjolli synon të fitoje Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve.

Spanjolli mendon se do të ishte dështim për Bayernin nëse këtë sezon nuk i fiton tre trofetë e rëndësishme.

“Nëse ne nuk do ta fitojmë tripletën, atëherë ky do të jetë një sezon i keq për Bayern Munichun. Unë e di se në çfarë klubi jam, presioni në Bayern është i njëjtë si te Barcelona. Por, tek Bayern duhet të fitosh javë pas jave”, ka deklaruar Guardiola per mediat.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: