Bayern Munich ka nisur një fushatë të madhe rinovimesh duke skicuar ekipin e së ardhmes. Gjithçka nisi me trajnerin Flick duke vijuar me çështjen e fundit dhe më të diskutuar atë të portierit. Manuel Neuer dhe Bayern kanë gjetur më në fund akordin, me gjigandin gjerman që firmosi zyrtarisht rinovimin e kontratës deri në vitin 2023. Përveç pagës, Neuer kërkonte garanci nga klubi që do të vijonin të luftën për të fituar sërish Champions League, gjithashtu kusht në kontratë ishte dhe vijimi i bashkëpunimit me trajnerin e tij, Toni Taplovic.

Bayern
Bayern

Bayern do të shoh gjatë kësaj periudhe se çfarë do të bëj me disa lojtarë që janë në formë huazimi si Ivan Perisic, në lidhje me këtë temë ka folur Karl-Heinz Rummenigge: “Nuk kemi folur ende me Periric, sapo është rikthyer nga një dëmtim në këmbë. Me Marottan kanë një raport shumë të mirë, do të shohim se çfarë do të vendosim pasi Perisic të zhvilloj disa ndeshje, edhe vetë lojtari do të shoh fillimisht ku do të luaj, nuk kemi vendosur asgjë”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb