Një ditë më parë mediat britanike zbulon planin e Bayern Munich për të zëvendësuar Robert Lewnandowskin. Të gjitha bashkohen në një pikë, bavarezët kanë piketuar si zëvendësues të polakut, Roberto Firmino. Ti rrëmbesh Liverpool një nga 3 lojtarët më të rëndësishëm në fazën ofensive duket e vështirë por “The Guardian” zbulon një dëshirë të vjetër të Jurgen Kloop që mund ti hapë rrugë një rikthimi të mundshëm të brazilianit në Bundesligë.

Bayern
Bayern

Tekniku gjerman kërkon të afroj në skuadër, Timo Werner, një lojtarë që në më shumë se një herë ka qenë në fokusin e Bayern. Jo vetëm kaq, sipas të përditshmes britanike, Klopp mund të rikthej në “Anfield”, Philippe Coutinhon, dy lëvizje që do të zbusnin ndjeshëm largimin e Firmino. Brazilianit i skadon kontrata në 2023, kjo shihet si vera e duhur për ta shitur me një çmim shumë të mirë, 75 milion paund vlerësohet kartoni i tij.

Sane
Sane

Përtej këtij fakti, dëshirës së Bayern për të gjetur një sulmues të ri, për momentin prioritet i tyre është afrimi i Leroy Sane. Transferimi i tij dështoi në verë si pasoj e një dëmtimi të rëndë që pësoi sulmuesi gjerman por kjo është një tratative e cila pritet të mbyllet në përfundim të këtij sezoni.

Kai
Kai

Jo vetëm Sane, një tjetër prioritet i Bayern në merkaton e ardhshme është edhe Kai Havertz i Bayern Leverkusen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb