Dukej se ishte një tratativë e mbyllur, por në të vërtetë nuk është ashtu. Bayern Munich vazhdon të këmbëngulë për Leroy Sane dhe do të presë deri në fund të këtij sesioni në tregun e transferimeve për të marrë shërbimet e sulmuesit të Manchester City. Palët ishin afruar shumë, por klubi anglez ndërhyri bindshëm dhe prishi akordin. Gjithsesi, kampionët gjermanë nuk janë dorëzuar dhe kjo konfirmohet nga fjalët e Karl-Heinz Rummennige.

Sane1000 0f9d58656dcdae98cf33e31c1d08a49979260f48f40b04 1920x1080
Sane1000 0f9d58656dcdae98cf33e31c1d08a49979260f48f40b04 1920×1080

Presidenti i klubit bavarez është shprehur për mediat lokale se vazhdon te besojë te transferimi i talentit të kombëtares gjermane. Në pritje të Sane, Bayern Munich ka edhe një plan B. Ai është futbollisti i Romës, Cengiz Under. E përditëshmja gjermane “Kicker”. Duke qëndruar në atë që raporton kjo gazetë, gjigandët e Bundesligës janë të interesuar për 21-vjeçarin e përfaqësueses turke.

Cengiz Under Roma 6lfm5qd48fth10l8dju8nfgu0
Cengiz Under Roma 6lfm5qd48fth10l8dju8nfgu0

Ai konsiderohet si një talent I vërtetë, ndërsa do të ishte një përforcim i rëndësishëm në sulmin e skuadrës së drejtuar nga Niko Kovac. Ndërkohë, e gjallë mbetet edhe pista e Timo Ëerner. Sulmuesi është një objektiv I hershëm i bavarezëve, që deri tani janë përballur me refuzimin e Leipzieg.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb