Bayern Munich vazhdon punën për sezonin e ardhshëm. Jo vetëm rinovimet, pasi klubi bavarez është shumë pranë goditjes së madhe të merkatos së verës. E sigurt për këtë është gazeta “Bild”. Sipas saj Leroy Sane ka pranuar ofertën e kampionëve gjermanë, që tani duhet të gjejnë marrëveshjen me Manchester City.

B9723390345z.1 20200505234501 000+gmlfvinnk.2 0
B9723390345z.1 20200505234501 000+gmlfvinnk.2 0

Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja, akordi mes dy klubeve nuk është aspak I vështirë, pasi Bayern është gati të paguajë 50 milion euro për futbollistin. Sane ishte shumë pranë transferimit që në merkaton e verës, por dëmtimi i rëndë I prishi planet. Sulmuesi është në fazën e fundit të rikuperimit, por gjithsesi nuk bën pjesë në projektin e Pep Guardiolës te Manchester City.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: