Bayern Munich ka humbur pak nga shkëlqimi i sezoneve të fundit duke mos qenë më favorit në Champions por dhe në Bundesligë po hasin shumë vështirësi, mjafton të shohim tabelën e klasifikimit, ku ndodhen 4 pikë larg vendit të parë. Pavarësisht këtij sezoni me ulje ngritje, Karl Heinz Rummenigge premton një 2020 të suksesshëm:

Rummenigge
Rummenigge

“Në Champions kemi qenë ekipi i parë gjerman që siguruan kualifikimin për në 1/8 me 6 fitore në 6-të. Në fazën me eliminim direket përballemi me Chelsea, më dëshirën për të larguar makthet e vitit 2012. Duhet të jemi në formë optimale, të përqendruar dhe të motivuar për të arritur në çerekfinale”. Nga Champions në Budesligë, Rummenigge beson se dhe në kampionat do të arrijnë të mbrojnë titullin kampion: “Jemi optimist, të mos harrojmë që dy ekipet që janë përpara nesh, Laipzig dhe B.Monchengladbach do të vijnë të luajnë në Mynih”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb