Ka rezultuar e gjitha bavareze klasikja gjermane mes Dortmund dhe Bayern Mynchen e vlefshme për javën e 11 të “Bundesligës”. Në supersfidën e luajtur në “Sigal Iduna Park” djemtë e drejtuar nga Jup Heynckes kanë triumfuar 1-3.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17-të nga holandezi ‘fluturues’ Arjen Robben i cili mori pozicionin e tij të preferuar për të goditur me të majtën duke mos falur kundërshtarët. Golin mjaft të bukur të Robben do t’a pasonte Lewandowski i cili me thembër pak metra larg portës do të dyfishonte shifrat në minutën e 37-të.


Pjesa e dytë nis aty ku u mbyll e para me austriakun Davis Alaba i cili trefishon me një ‘gol-kros’ të hedhur në portën e Dortmund. Vendasit do të reagonin vetëm pak minuta para fundit me mbrojtësin Marc Bartra që vulos shifrat përfundimtare në 1-3.

Pas 11 ndeshjesh në “Bundesligë” Bayern Mynchen renditet në vendin e parë me 26-të pikë, ndërsa Dortmund në vendin e tretë me 20-t pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb