Arjen Robben ishte i pari nga skuadra e Bayerni-t të Mynihut që deklaroi se një ditë mund t’i bashkohet kampionatin kinez, që këto kohë ka bërë për vetë shumë emra të njohur nga “kontinenti i vjetër”.

Gjithsesi nuk është i vetmi. Edhe pse firmosi një kontratë të re me Bayern që e mban të lidhur edhe për 1 vit e gjysmë me kampionët e Gjernmanisë, Riberi ndihet i joshur nga shifrat e çmendura që kanë ofruar këto kohë kinezët.

Në një deklaratë për shtypin gjerman pas firmosjes së kontratës së re, francezi u shpreh: “Jam shumë i lumtur që rinovova me një vit, por Kina, Katari dhe Dubai janë gjithnjë alternativa. Nëse ato paguajnë mirë, pse jo? Por tani jam i lumtur me Bayern-in”.

Kjo merkato dimri regjistroi dy shifra të çmendura. Carlos Tevez do të fitojë 80 milionë euro në dy sezone te Shanghai Shensua, ndërsa Oscar 22 milionë euro te Shanghai SIPG. Duket se këto paga kanë bërë për vetë edhe “yjet” e Bayernit, të cilët nuk kërkojnë të privohen nga ky sport me më pak para sesa Tevez e Oscar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb