Nuk kanë fund zërat në lidhje me të ardhmen e Dusan Vlahovic. “Bomberi” serb u lakua shpesh gjatë janarit, por këtë verë Juve është e hapur për të dëgjuar të gjithë ofertat që vijnë për të.

Sipas Corriere dello Sport: Vlahovic po kthehet në prioritetin e Bayern Munich në një kohë kur Harry Kane i ka thënë “Jo” ndërsa Kolo Muani kushton shumë.

Vlahovic
Vlahovic

Bayern i propozon Juves 60 milionë euro kesh, plus bonuse, por dhe kjo ofertë është larg asaj që pretendon “Zonja e Vjetër”.

Torinezët kërkojnë 80 milionë euro për kartonin e serbit.

Haaa
Haaa

Nëse Vlahovic largohet, Juve pritet të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Rasmus Hojlund të Atalantas, kartoni i danezit kushton 50 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb