Bayern ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Lewandowskit me polakun që dy ditë më parë finalizoi marrëveshjen për transferimin te katalanasit.

Në listën e drejtuesve bavarezë është edhe bomberi i Tottenham, Harry Kane, ku interesimin për sulmuesin e pranoi edhe vetë drejtori i përgjithshëm i Bayern, Oliver Kahn.

Në një prononcim për “Bild”, legjenda gjermane e cilësoi Kane si një sulmues të madh, por që për momentin mbetet një ëndërr dhe se duhet parë çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Kane është nën kontratë me Tottenham. Është një sulmuesi i madh, por për ne mbetet një ëndërr për të ardhmen. Duhet të përqendrohemi te formacioni ynë për sezonin e ardhshëm, të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Kahn.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb