Bayern Munich po mendon për të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa ka zhvillime në lidhje me hierarkinë brenda ekipit. Sipas Bild: Serge Gnabry dhe Leroy Sane nuk janë më të paprekshëm. E përditshmja gjermane thekson se paraqitja e dy yjeve këtë sezon nuk ka qenë shumë pozitive duke bërë që drejtuesit e klubit t’i nxjerrin në shitje, më saktë janë të hapur për çdo ofertë që vjen në drejtim të tyre.

Sane Gnabry
Sane Gnabry

Në lidhje me të tashmen, objektivi kryesor është të sigurojnë një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League. Thomas Muller, ka folur për sfidën e kthimit kundër PSG duke u ndalur te Kylian Mbappe dhe impakti që pritet të ketë ylli francez:

D54b019c7fcb93cf77860e90f8d72f7e88626860
D54b019c7fcb93cf77860e90f8d72f7e88626860

“Kur u fut në fushë tregoi menjëherë cilësitë e tij. Realiteti është që nuk duhet ta humbasin asnjë moment nga shikimi, por fakt është gjithashtu se rastin e vetëm që pati ishte kur shënoi golin në pozicion jashtë loje. Një lojtari si ai është gjendet gjithnjë në vendin e duhur për të shënuar, absolutisht është një rrezik konstant, mbase nga lojtarët e vetëm që mund të bëjë diferencën, por në Mynih ne do të bëjmë lojën tonë, jemi të gjithë gati”, u shpreh Thomas Muller.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb