Ditët kalojnë por në Mynih nuk shihet asnjë imazh i ri, ankthi shtohet tek tifozët bavarez të cilët mbeten në pritje për të kuptuar se kush do të jetë pasuesi i dyshes Robben-Ribery. Largimi i dyshes së famshme por dhe James Rodriguez lë zbuluar Bayern, për momentin Niko Kovac ka në dispozicion vetëm një sulmues krahu, Serge Gnabry. Dëmtimi i Kingsley Coman dhe pse jo i rëndë është një kambanë alarmi. Bayern e ka më shumë se sa të domosdoshme për të gjetur një opsion cilësorë në merkato.

Sane Lerroi
Sane Lerroi

Shpresa e vetme mbetet Leroy Sane, por për të arritur tek talenti gjerman duhet minimalisht 90 milion euro, shumë kjo e cila nuk do të ishte një problem por fillimisht duhet bindur lojtari i cili ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Trajneri Niko Kovac u shpreh i bindur se Sane do të jetë në dispozicion të tij, deklaratë kjo e cila detyroj Bayern ti kërkojë ndjesë publike klubit të Man.City. Po çfarë ndodh nëse Sane nuk pranon propozimin e Bayern? Alternativat e tjera në merkato janë me pikatore, po ashtu dhe koha në dispozicion.

Sane
Sane

Për këtë arsye sipas të përditshmes gjermane “Bild”: Bayern po luan gjithçka për gjithçka, së fundmi është paraqitur në dyert e “qytetarëve” me një oferte zyrtare, qëllimi i tyre është i qartë dhe zyrtar, kërkojnë me çdo kusht Sane. Në çdo rast vjen apo jo Sane, Bayern është shumë vonë me merkaton, pas 48 orësh vjen finalja e Superkupës së Gjermanisë, Kovac është më të vërtetë në emergjencë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb