PSG u mund 1-0 në ndeshjen e parë në Champions League ndaj Bayernit në Paris, ndërsa nesër do kërkojë përmbysjen në Mynih. Trajneri i parisienëve, Galtier ka dhënë përshtypjet e tij para ndeshjes.

“Do të duhet të luajmë shumë më tepër se çfarë bëmë në ndeshjen e parë. Ne kemi një plan tjetër loje sepse Mbappe na jep më shumë thellësi dhe më shumë goditje. Ne duam të luajmë më lart, të bëjmë më shumë presion dhe ta rikuperojmë topin më shpejt”-tha ai.

Galtier shtoi: Bayern? Ka qenë një klub i madh për dekada. Lojtarë të mëdhenj kanë ardhur në Mynih, lojtarë të mëdhenj kanë zëvendësuar lojtarë të tjerë të mëdhenj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb