Bayern Munich transformohet në Champions League, shpartallon Chelsea me një “tripletë” golash duke hipotekuar kualifikimin për në çerekfinale që në sfidën e parë. Tifozët bavarez shijojnë dyshen Lewandowski-Gnabry, dy asisit nga polaku dhe një gol, i 11 në këtë sezon të Champions, Lewa ka shënuar në çdo ndeshje që ka qenë në fushë, shifra fantastike që konfirmojnë se ky është sezoni i tij më në karrierë. Në mënyrë të çuditshme pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, me dy ekipet që krijuan një volum të madh, mbi të gjitha Bayern.

Gnabry
Gnabry

Atë që nuk bënë dot gjatë pjesës së parë, gjermanët e shlyejnë në të dytë, ku brenda 3 minutash realizuan dy gola të shpejtë duke hedhur blutë në tapet. Dy zbritje të shpejta, dy asisit thuajse identik nga Lewsandowski të konvertuara në gol nga Gnabry. Në minutën e 76-të një aksion personal i Alfonso Devis në krahun e majtë solli dhe golin e tretë për Bayern, i finalizuar nga Lewandowski, një gol që praktikisht mbyll llogaritë me Chelsea.

Leva
Leva

Londinezët u dorëzanuan totalisht ndërsa në minutën e 83-të mbetën dhe me 10-të lojtar pas daljes me karton të kuq të Marco Alonso. Bayern administroj minutat e mbetura duke e kthyer ndeshjen e kthimit në një formalitet por kjo fitore është një mesazh i qartë për europën, kjo ishte fitorja e 7 në 7 ndeshje në Champions, Bayern është aty, mes favoritëve për të fituar trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb