Çështja e Robert Lewandowskit sa vjen e pushton mediat. Bayern në një krah bën presion me kontratën që skadon vitin tjetër, ndërsa vetë sulmuesi polak ngul këmbë për largimin.

AS bën me dije se Lewandowski është i detyruar të paraqitet në përgatitjet e ekipit të martën. Edhe pse njërin vesh do e ketë nga merkato, bomberi do marrë pjesë në stërvitje.

Sipas këtij mediumi, Barcelona nuk ofron më shumë se 40 milionë euro për të. Kjo shifër konsiderohet shumë e ulët nga kampionët e Gjermanisë dhe për momentin tratativat kanë ndalur.

Uy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: