Fati i Partizanit në Conference League ishte i shkruar që në momentin kur goglat e vendosën përballë Bazel. Ëndrrat e tifozëve të kuq u zbeh shumë që në aktin e parë ku kryeqytetasit u mposhtën në Zvicër me rezultatin e thellë 3-0 ndërsa u shua përfundimisht në aktin e dytë ku kryeqytetasit u mposhtën sërish, këtë herë në shifrat 0-2. Me pesë gola të pësuar, Partizani “lan duart” me Conference League duke u likuiduar në raundin e dytë. Përtej shifrave, ky mund të konsiderohet një rrugëtim pozitiv për Partizanin, Bazeli për ta ishte thjeshtë një mision i pamundur.

Në “Elbasan Arena”, ekipi i Ilir Dajës rezistoi vetëm 38-të minuta, teksa Stocker kthehet në makthin e të kuqeve duke realizuar golin e avantazhit, për të ky ishte goli i tretë përballë të kuqeve pas “dopjetës” në sfidën e parë. Historia nuk ndryshojë as me fillimin e pjesës së dytë, Bazel kishte kontrollin e lojës duke gjetur golin e dytë që në minutën e 49-të me Arthur.

Zëvendësimet e shpeshta nga të dy kampet zbehën akoma më shumë një ndeshje pa shumë emocione. Partizani mbyll në këtë mënyrë aventurën evropiane ndërsa kthen vështrimin nga Superliga aty ku synojnë objektiva madhorë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb