TIRANE- Banka Botërore parashikon rritje ekonomike për Shqipërinë gjatë këtyre tre viteve. Sipas parashikimit, rritja ekonomike për Shqipërinë do të jetë 3.5 përqind gjatë vitit 2015, ndërsa po me këto ritme do të jete rritja ekonomike edhe për gjatë vitit 2016 dhe 2017.

Sipas Bankës Botërore, përmirësimi i rritjes ekonomike do të jetë i ngadaltë dhe i bazuar në aktivitetin privat.
Ndërkohë, ekonomitë e vendeve të Evropës Juglindore do të mbeten delikate, kjo edhe për shkak të katastrofave natyrore. Për të nxitur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës Banka Botërore e vendos theksin te nevoja e thellimit të reformave në vendet e Evropës Juglindore.

Shumë vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë janë ende larg qasjes më të mirë për klimën e biznesit që do të mundësonte rritje të produktivitetit, sipas Bankës Botërore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb