Fotografi, Robert Hackman ka krijuar një album fotografik, ku dokumenton bunkerët e shumtë që u ndërtuan në Shqipëri midis 1975 dhe 1989 me frikën e Luftës së Ftohtë.

Robert Hackman me Marjola Xhungën dhe Johanin e Edin

Vlerësuar me një numër që shkon deri në 500,000, disa bunkerë janë në gjendje të degraduar ose janë konvertuar në kafene, shtëpi, restorante, pishina, ura dhe rezervuarë uji.

Gjatë viteve të pasigurta të Luftës së Ftohtë, kur kombet përgatiteshin për një luftë të mundshme bërthamore, diktatori shqiptar Enver Hoxha futi bindjen në vend se bota e jashtme dëshironte të sulmonte shtetin e tyre komunist.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vend që të prodhonin mbrojtje teknologjike, bunkerët u prodhuan në masë. Libri i Hackman-it, i quajtur Metamorfozis, tregon bunkerët siç shfaqen sot.

Hackman thotë: “Fabrikat e fabrikimit të betonit në çdo komunë filluan ndërtimin e bunkerëve 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit nga viti 1976 deri në vitin 1989.”, shkruan BBC.

“Një punëtor i intervistuar më tha se fabrika ku punonte ishte e organizua në tre ndërrime prej tetë orësh secili. Secili turn merrej me ndërtimin e pjesëve të ndryshme në mënyrë që askush të mos dinte detajet e sakta konstruktive të bunkerëve që po ndërtonin.”

“Një tjetër, një inxhinier i fushës, përgjegjës për ngritjen e bunkerëve më informoi se ai kishte punuar 10 orë në ditë, çdo ditë për tetë vjet. Kur u pyet nëse ndonjëherë e kishte perceptuar kërcënimin dhe nevojën për bunkerë, ai u përgjigj se atyre iu jepej rregullisht një alarmi i rremë ajror duke kushtëzuar mendimet e tyre.”, shkruan BBC.

“Shumica e shqiptarëve i konsiderojnë bunkerët si një pengesë, por rrallë ndonjëherë diçka që të vriste syrin.

Ka kaq shumë bunkierë saqë ata janë mësuar me praninë e tyre, njëjtë si një londinez me kutitë telefonike të kuqe ose njujorkezët me kabinat e verdha. Ata janë bërë pjesë e jetës së tyre të endura në strukturën e mjedisit të tyre.

Një fermer më tregoi një bunker të këmbësorisë me një pjesë të vogël të anës së saj të hequr për të bërë rrugën për një rrugë.”

“Ajo që dukej si një punë e vogël, u kishte marrë atij dhe vëllait të tij tri ditë për të hequr me ndihmën e një hamalli.

Më lart në kodër ishte një tjetër bunker ku kishte vendosur antenën televizive dhe strehonte gjithashtu derrat e tij.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb