Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko, ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave”, u tha ministri i jashtëm gazetarëve në Nizhny Novgorod, Rusi.

Rudenko tha se Kievi është tërhequr nga bisedimet diplomatike pasi ai përsëriti se negociatat nuk po ndodhin “në asnjë formë”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i tha më parë Frank Gardner të BBC-së se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë – dhe se nga ana e tyre, “jo të gjitha urat diplomatike janë djegur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb