Rrjeti Britanik BBC i ka kushtuar një artikull fëmijëve dhe grave shqiptare të cilët vazhdojnë të jenë në kampin Al Hol në veri të Sirisë.

Me titullin “Shqipëria garon për të shpëtuar fëmijë nga kampi xhihadist”, BBC hedh një vështrim mbi vështirësitë që po kalojnë këta njerëz në kampin e drejtuar nga luftëtarët kurdë.

BBC e nis artikullin me historinë e Evës, sot 16 vjeç e cila u rrëmbye nga babai i saj Shkëlzeni dhe u dërgua në Siri kur ajo ishte nëntë vjeç. Pas shtatë viteve luftë dhe më pas robërie, ajo duket sikur është nga një botë tjetër, e paaftë për asgjë. BBC thekson se nuk mund ta publikojë fotografinë e saj sepse një veprim i tillë mund t’i rrezikojë jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo është ende në kampin al-Hol në Sirinë veriore, ku u mor së bashku me 70,000 jetimë dhe të veja të luftëtarëve xhihadistë të Shtetit Islamik, kur Barghuz, bastioni i fundit i ISIS, ra në mars te vitit 2019. Vëllai i saj Endri, 14 vjeç, është më me fat. Ai u soll në shtëpi nga Siria nga forcat speciale shqiptare në fund të Tetorit 2020, me një grua dhe tre fëmijë të tjerë.

BBC citon ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj sipas të cilit kampi Al Hol është ferri në toke dhe synimi është që Shqipëria të kthejë edhe fëmijët dhe gratë e tjera të mbetura atje sa më shpejt të jete e mundur. Lleshaj shprehet se këta fëmijë nuk janë terroristë, por viktima të prindërve të papërgjegjshëm. Autoritetet kurde që e menaxhojnë kampin thonë se situata po u del jashtë kontrollit, duke marrë parasysh kushtet e jetesës, apo së fundmi, edhe pandeminë e Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb