BBC këshillon që në luftën ndaj COVID-19 kushdo duhet që të ketë një oksimetër. Ky aparat që vlen vetëm 20 dollarë mat nivelin e oksigjenit në gjak në çdo moment edhe në kushte shtëpie.

Pikërisht një nga pasojat pas infektimit me COVID-19 është edhe rënia e oksigjenit në gjak, por në mënyrë të fshehtë.

Kjo quhet hipoksemia e fshehur dhe ka pasoja të rënda kur pacientët dërgohen për kurim në spital, dhe nuk mund të marrin një kurim efektiv.

Në Britaninë e Madhe tashmë ka një skemë që të gjithë të kenë një oksimetër, sidomos grupet me rist të lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb