Angli

Media e njohur prestigjoze BBC ka përcjellë historinë e dy shqiptarëve, të arrestuar në Angli pasi kultivonin drogë në fabrikë kanabisi. Dy shqiptarët ishin pjesë e një rrjeti kriminal, u dëgjua të thuhet sot në gjykatë.

Shtetasit shqiptarë Daniel Muhaj, 29 vjeç dhe Eglant Selenica, 35 vjeç, u gjetën duke ruajtur së bashku një pronë industriale në Redgrave, Suffolk. Të dy shqiptarët, të cilët rezultojnë se janë në Britani në mënyrë të paligjshme, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit përpara gjyqtarëve në Ipsuic dhe do të dënohen nga gjykata e kurorës.

Avokati i tyre tha se shqiptarët kishin qenë dy persona “në fund të zinxhirit” në rrjetin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Jeremy Kendall duke lehtësuar çështjen e shqiptarëve, deklaroi se ata kishin një rol të vogël në organizatë, pasi iu kërkohej thjesht të ruanin bimët narkotike se kishin në territorin britanik më pak se një muaj.

Selenica ka një grua dhe një djalë tetëvjeçar në Shqipëri dhe kishte udhëtuar nga Rumania në Britani të Madhe për të gjetur punë në sektorin e ndërtimit përpara se t’i ofroheshin 1500 paund për të ruajtur bimë narkotike. Muhaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar në anën e pasme të një kamioni nga Franca dhe ndjeu se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër përpos kësaj pune, për të paguar borxhin prej 8000 paundësh që kishte paguar për të hyrë në Britaninë e Madhe, tha z. Kendall.

Era e fortë e kanabisit

Ata u arrestuan të hënën, pasi policia u alarmua për një erë të fortë të kanabisit nga pronari i njësisë dhe qiramarrësit e tjerë aty pranë. Ndërtesa u mor me qira në nëntor, tha prokurori Lesla Small.

Kur policia kontrolloi njësinë, ata gjetën “prodhimin e kanabisit në një shkallë industriale” me qindra bimë të pjekura, dhe pajisje të sofistikuara ndriçimi dhe ventilimi. Muhaj dhe Selenica u mbajtën në paraburgim dhe do të dënohen nga Gjykata në Ipswich në një datë ende të pacaktuar. Ata do të dënohen së paku 3 vite e gjysmë burg.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb