Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka treguar detaje me shtëpinë e dhuruar nga produksioni i “Big Brother Vip”. E ftuar në “Ëake Up”, Arjola ka treguar se nuk vihet në dyshim dhurata e bërë dhe se shtëpia është në ndërtim e sipër.

“Shtëpia është e mjaftueshme, është në ndërtim. Jam shumë krenare për televizionin që punoj. Jam shumë, shumë falënderuese për dhuratën fantastike që më kanë bërë “Big Brother” dhe Top Channel”, tha Arjola.

Kjo e fundit shtoi se qëllimi i saj në BB VIP ishte pikërisht që të fitonte dhe të investonte për të blerë shtëpi.

“Jam shumë e lumtur, në mëndje kam të gjitha detajet për arredimin. Me bebat po mendojmë për ngjyrat si do e lyejmë. Është shumë emocionuese kjo pritja, por kam të gjithë kohën për të menduar për të gjitha”, përfundoi aktorja e njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb