Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Ali Ahmeti ka manipuluar në masë shqiptarët.

Sela tha se nuk do të vrapoj si Ahmeti pas partive maqedonase, por do të mendojë se çfarë të mirash sjell çdo aleancë për shqiptarët.

Eduard Zaloshnja: BDI duket si parti e veteranëve. Sondazhet tregojnë se të rinjtë mbështesin kët6ë parti të re në krahasim me partinë e Ali Ahmetit.

Ziadin Sela: E them me fatkeqësi, zoti Ahmeti me njerëzit e tij ka bashkëpunuar me lloj lloj njeriu për të më luftuar mua për pushtet lokal. Ne duam që votat e shqiptarëve t’i mbajmë tek shqiptarët. Ahmeti është këshilltar fakultativ. Ali Ahmeti donte të bashkëpunonte me Trajko Veljanoskin. Shqiptarët kanë kapacitete për drejtues. Ali Ahmeti i ka lënë shqiptarët në zyra me minimum rroge. Ahmeti ka manipuluar në masë shqiptarët.

Ne iu sigurojmë shqiptarët që do kemi kryeministër aty ku duhet, që të fitojnë të drejtat e veta. Nuk do të doja të ulem me Ali Ahmetin, por është zgjedhur nga shqiptarët dhe do e respektoj këtë vullnet sepse është votë shqiptarësh. Nuk do të vrapoj pas partive maqedonase. Shqiptarët nuk meritojnë të jenë thjesht një pakicë. Ata mbushin buxhetin e shtetit shumë edhe me remitanca.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb