Bashkimi Europian akordoi 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca është shprehur se, “me dorëzimin e 180 milionë eurove ndihmë makro-financiare Shqipërisë, ndihmojmë vendin për të kufizuar pasojat ekonomike të COVID-19”.

“Bashkimi Europian tregon edhe një herë solidaritetin e tij me rajonin në një kohë të një krize të paparë”, ka theksuar ambasadori Soreca.

“Ne jemi të fortë së bashku”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb