Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka theksuar se granti 50 milionë eurosh nga BE për Shqipërinë për të përballuar situatën e koronavirusit është vetëm ndihmë e parë.

Balla shprehet i bindur se në këtë situatë  Bashkimi Europian do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë edhe me ndihma të tjera.

 

 

”Një lajm  mirë në këto ditë të vështira është vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Në këto momente që flasim Këshilli është mbledhur për jo vetëm për çështjen e bisedimeve por për atë që është kryesore, situatën e koronavirusit që është një kërcënim global.

Gjej rastin të falenderoj BE që edhe pse Shqipëria nuk është një vend që i ka filluar zyrtarisht bisedimet, BE insistoi ta përfshijë Shqipërinë në fondin e solidaritetit. Shqipëria ka marrë 50 milionë euro si ndihmë e parë dhe jam i bindur se ndihmat do të vijojnë. 4 prej tyre për pajisje mjekësore, 11 milionë euro për politika sociale dhe 35 milionë euro për ringritje ekonomike pas kësaj krize”- tha Balla për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb