Bashkimi Europian ka akuzuar së fundmi SHBA-në se ka përftiuar nga lufta në Ukrainë duke shitur armë dhe gaz me çmime të rritura, teksa disa zyrtarë të lartë brenda bllokut akuzuan presidentin Biden se ka përfituar nga pushtimi brutal rus duke rritur koston e importit të produkteve jetike.

Një zyrtar i lartë i tha Politico -s se ata besojnë se Amerika do të përfitonte më shumë nga vazhdimi i luftimeve, nëntë muaj pasi trupat ruse nisën agresionin e tyre.

“Fakti është se vendi që po përfiton më shumë nga kjo luftë është Amerika, sepse po shesin më shumë gaz dhe me çmime më të larta, dhe sepse po shesin më shumë armë”, tha zyrtari.

Në muajt e fundit, evropianët kanë hequr dorë nga energjia dhe gazi rus me vendet e detyruara të drejthen nga SHBA-ja për naftën, ndërsa tanimë vendet e bllokut po vuajnë mungesën e armëve për shkak të dërgesave të mëdha që drejt Ukrainës.

Megjithatë, amerikanët vazhdojnë të dërgojnë më shumë, me koston e furnizimit të Ukrainës në SHBA tani në mbi 19 miliardë dollarë, ndërsa 400 milionë dollarë të tjerë u shtuan në fillim të kësaj jave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: