Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas opinionit të Komisionit të Venecias për Vetting-un. Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni mirëpritën përmbledhjen e Venecias lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit të Rivlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me konventat ndërkombëtare.

Në deklaratën e bërë nga vetë Delagacioni thuhej që duhet të marrë konsideratën e duhur. Sipas Delegacionit, progresi në këtë fushë është thelbësor në mënyrë që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara

“Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv. Ne nxisim gjithë të gjitha forcat politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së drejtësisë,” thuhet në deklaratë.

Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin në lidhje me ligjin e ‘Vettingut’, pjesë e paketës për reformën në drejtësi. Në qëndrimin e tij Komisioni shprehu vlerësim pozitiv për këtë ligj, ndërsa ka analizuar pikëpyetjet e gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu Partia Demokratike përshëndeti opinionin e Komisionit të Venecias, ndërsa nxiti Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim sa më të shpejtë të Vettingut. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, PD theksoi se ‘Venecia’ në paragrafin 64 ka shprehur qartë qëndrimin se disa organe që janë nën ndikimin e Kryeministrisë, duhet të mbikëqyren nga Komisioni i Pavarur i Vettingut.

Ndërsa kreu i Qeverisë me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, theksoi se PD pretendon të përsërisë se ka një përkthim ekskluziv të sajin për ‘Venecian’. Ai shtoi se ky institucion ndërkombëtar konfirmoi ligjin e Vettingut.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb