Bashkimi Europian kërkoi para drejtësisë belge që AstraZeneca të livrojë deri në fund të qershorit për 27 vendet e BE-së 90 milionë doza të vaksinës së saj antiCOVID-19 që nuk janë livruar në tremujorin e parë, njoftoi sot Komisioni Europian.

Kjo është hera e parë që Komisioni specifikon kërkesat e tij në procedurat që ka filluar kundër laboratorit. Grupi suedez-britanik dorëzoi në tremujorin e parë vetëm 30 milionë doza nga 120 milionë të planifikuara.

Për tremujorin e dytë, ai parashikoi të siguronte vetëm 70 milionë nga 180 milionë që duhet të livronte në fillim, vonesa të konsiderueshme që çuan ekzekutivin e BE ta sulmonte atë në prill në një gjykatë në Bruksel në mënyrë që ai të respektonte angazhimet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb