Duke njohur shqetësimet e sigurisë së Turqisë, Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin e saj se ndonjë zgjidhje për konfliktin sirian nuk mund të arrihet me mjete ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne mund të riafirmojmë se duke pranuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Turqisë, BE që nga fillimi ka thënë se çdo zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin sirian nuk do të arrihet me mjete ushtarake, por ajo kërkon një tranzicion të mirëfilltë politike”, tha në një konferencë për media Maja Kocijancic, zëdhënëse evropiane për politikën e jashtme dhe të fqinjësisë.

Komentet e saj erdhën pasi zyrtarët turq dhanë shenjë për një operacion të mundshëm në veri të Sirisë për të garantuar sigurinë e Turqisë duke pastruar rajonin e terroristëve.

Kocijancic tha se BE mbetet e përkushtuar për unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë.

“Ne kemi kërkuar dhe vazhdimisht kërkojnë garantuesit e Astanas, ku përfshihet Turqia, të garantojnë ndërprerjen e armiqësive, mbrojtjen e civilëve dhe qasjen e papenguar humanitare e të qëndrueshme nëpër Siri”, shtoi ajo.

Që nga viti 2016, operacionet Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit në veriperëndim të Sirisë kanë çliruar rajonin nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it, duke e bërë të mundur që sirianët që shpëtuan nga dhuna të kthehen në shtëpi.

Turqia qëmoti ka denoncuar kërcënimin nga terroristët në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, duke u zotuar për veprime ushtarake për të parandaluar formimin e një “korridori terrorist” atje.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e organizatës terroriste PKK.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb