Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell ka reaguar për tensionet që u rindezën sërish mes Turqisë dhe Greqisë pas vizitës së Erdogan në Qipro ku vendosi edhe hapjen e pjeshme të Famagustës.

Në deklaratën e tij Borrell shprehet se BE dënon me forcë hapat e njëanshëm të Turqisë dhe deklaratat e papranueshme të Presidentit turk dhe udhëheqësit të komunitetit turk qipriot në 20 korrik 2021 në lidhje me hapjen e mëtejshme të qytetit të mbyllur të Varosia.

Në veçanti, në deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE thuhet:

“Bashkimi Evropian dënon me forcë hapat e njëanshëm të Turqisë dhe deklaratat e papranueshme.të Presidentit turk dhe udhëheqësit të komunitetit turk qipriot në 20 korrik 2021 në lidhje me hapjen e mëtejshme të qytetit të mbyllur të Varosia.

BE mirëpret deklaratën e Presidentit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 23 korrik 2021, dhe në veçanti dënimin e Këshillit të Sigurimit dhe keqardhjen e tij të thellë për veprimin e njëanshëm në Varosha, i cili bie në kundërshtim me rezolutat dhe deklaratat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit . BE gjithashtu bën thirrje për një përmbysje të menjëhershme të këtyre veprimeve dhe një kthim mbrapsht të të gjithë hapave të ndërmarrë në Varos që nga tetori 2020.

Në të njëjtën kohë, Josep Borrell thekson se BE përsërit nevojën për të shmangur veprimet e njëanshmenë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe sfidave të reja, të cilat mund të rrisin tensionet në ishull.

“BE mbetet plotësisht e angazhuar për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të problemit të Qipros mbi bazën e një federate bi-zonale, bi-komunale me barazi politikepërsërit rëndësinë jetësore të Turqisë që angazhohet dhe kontribuon në mënyrë konstruktive në rinisjen e negociatave për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të KB rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB. BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të KB “, thekson Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit dhe përfundon:

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb