GOLEM

Nga ‘Prestige Resort’ në Golem, qeveria shqiptare ka lançuar projektin për transformimin e turizmit në vend në vlerën 100 milionë euro. Ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi e konsideroi Prestige Resort një nga perlat e turizmit vendas duke e krahasuar atë me resortet më të njohura në vendin fqinj.
“Prestige Resort është shndërruar pa dyshim në një nga perlat e turiuzmit shqiptar dhe në një nga këto Hotele, që kur je brenda tij, në një nga ambientet e tij, kur je dhe gjatë sezonit turistik kur shërbehet e ke të vështirë të dallosh nëse je në një destinacion në Durrës, në Shqipëri dhe jo në një destinacion tjetër përball detit në Itali, pra je kudo në cdo hotel tjetër të vendeve të Bashkimit Europian”- tha Klosi.

Banka për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare kanë nisur zbatimin e programit të finacuar nga Bashkimi Europian : “Programi i turizmit për zhvillimin ekonomik lokal”. Përmes zhvillimit të një turizmi cilësor dhe të qëndrueshëm synohet rritja e ekonomisë dhe konkurueshmërisë në këtë fushë.

Ministri Klosi dha detaje për programin në ‘Prestige Resort’. Në fokus eshte zhvillimi I turizmit në Shkodër, Fier, Berat e Korçë duke synuar ta bëjë më atraktive pasuritë kulturore, natyrore për turistët.
BERZH do të menaxhojë Programin dhe do të hartojë një strukturë plotësuese të huasë deri në 60 milion euro për të bashkëfinancuar, së bashku me grantet e BE-së, prej 40 milionë Euro në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ministri Klosi tha gjithashtu gjate fjalës qe mbajti para përfaqësuesve te delegacionit te Bashkimit Europian dhe Bankes për Rindërtim dhe Zhvillim se investimi i një volumi kaq të konsiderueshëm parash turizmin shqiptar do të sjelli transformime të jashtëzakonshme në këtë fushë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb