Bashkimi Evropian në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milionë euro për të mbështetur vaksinimin e sigurt dhe efektiv të popullatave në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se “Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave anti-COVID-19, duke përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE-së me shtetet Anëtare të BE.

Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt fondeve të qëndrueshme për kujdesin shëndetësor universal”

Komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Olivér Várhelyi u shpreh, se “me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët e saj në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj. Projekti vjen në krye të paketës sonë prej 70 milion € për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat”

KE thotë se deri tani ndihma e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në përgjigje të përballimit të Covid i ka tejkaluar 3.3 miliard euro.

Kjo përfshin mbështetjen e menjëhershme të pajisjeve, mbështetjen afatmesme dhe afatgjatë për sistemet shëndetësore dhe ekonomitë, mbështetjen për bizneset përmes bankave lokale, ndihmën makro-financiare në formën e kredive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb