Autoritetet rregullatorë të Bashkimit Europian do të publikojnë disa detaje të hetimit të tyre ndaj sistemit të taksimit të distributorit online Amazon në Luksemburg ditën e premte. Komisioni Europian, ditën e enjte në një njoftim për shtyp, bëri të ditur se do të zbulonte disa detaje të hetimit mbajtur gjatë tetorit të vitit të shkuar ndaj gjigandit amerikan e cila është edhe kompania e fundit që vihet nën hetim ndaj praktikave të taksimit nga Bashkimi Europian.

Hetimi përqendrohet në zbulimin nëse Luksemburgu ka thyer ligjet Europiane duke rënë dakord në një marrëveshje me Amazon e cila do të garantonte një drejtim të kompanisë në Europë pothuajse pa asnjë taksë. Komisioni gjithashtu është duke hetuar mbi kompaninë italiane të prodhimit të automobilave, Fiat, që mendohet të ketë ndjekur të njëjtën praktikë me shtetin e vogël Europian, raporton PCW.

Shteti i Luksemburgut është ballafaquar me një kritikë të lartë pas publikimeve në media gjatë nëntorit të disa dokumenteve me pseudonimin “LuxLeaks” që detajonin edhe rolin e shtetit në ofrimin e fitmeve të mëdha për kompanitë që paguanin shuma tepër të ulëta taksash.

Këto publikimeve vendosën goxha presion mbi Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Jucker, ish kryeministër i Luksemburgut. Fillimisht Jucker kishte mbrojtur praktikat e vendit të tij lidhur me taksat, ndërsa tashmë ai është duke promovuar një plan për një sistem të përbashkët taksativ Europian.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: