Në fjalën e saj në Kuvend deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka akuzuar ministren Elva Margariti pasi sipas saj nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka shkatërruar monumentet duke ndërtuar pallate.

“Koncepti i ministres është që duhet t’i mbulojmë dhe të ndërtojmë pallate se kemi nevojë për të tjera konforte në një vend tjetër do të ishte shkarkuar në sekondë, kjo jo vetëm vazhdon të jetë ministre Kulture por planet e saj i ka vetëm të lidhura me koncesionet, i vetmi program që ka për zhvillimin e trashëgimisë kulturore, plani i vetëm është koncesioni.

Reforma që do të bëjë zonja Margariti është që trashëgiminë kulturore t’ia japësh privatit. Nëse duam të fillojmë me Tiranën  mjafton të shikoni atë sheshin bosh te shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, ministrja foli dhe lavdëroi Piramidën por jo Teatrin Kombëtar atje ku kishin dhënë të gjithë kontributin e vet, por kur vjen puna për të ruajtur gjërat e diktaturës ato janë të rëndësishme. BE ka një raport për gjendjen e trashëgimisë kulturore, e ka cilësuar Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të lartë për shkatërrimin e monumenteve kulturore duke u vënë me pikë të kuqe. Kjo është Shqipëria e shkatërrimit të identiteti dhe trashëgimisë kulturore, nëse ikin shqiptarët dhe vijnë algjerianet të mos kemi problem se ju ia keni shkatërruar vendin, kjo është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ju keni bërë”, tha Zhupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: