Gjigantët e mediave sociale dhe teknologjisë, Google, Alibaba, Amazon dhe Wikipedia janë ndër kompanitë e mëdha që janë etiketuar si “platforma shumë të mëdha në internet” nga Komisioni Evropian dhe tani do të duhet t’u përmbahen rregullave më të rrepta sipas Aktit të rëndësishëm të bllokut për Shërbimet Dixhitale (DSA).

Ekzekutivi i BE-së zbuloi listën e parë të 19 kompanive të konsideruara “shumë të mëdha” të martën. Ato u kategorizuan të tilla sepse kanë të paktën 45 milionë përdorues aktivë mujorë.

Aty përfshihen Alibaba AliExpress, Amazon Store, Apple AppStore, Booking.com, Facebook, Google Play, Google Maps, Google Shopping, Instagram, LinkedIn, Pinterest, Snapchat, TikTok, Twitter, Wikipedia, YouTube dhe Zalando.

Këto kompani tani kanë katër muaj kohë për të përmbushur kompletin e detyrimeve të reja sipas DSA. Pjesa e legjislacionit hyri në fuqi në nëntor dhe synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve në internet dhe të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie më të madhe.

Atyre do t’u kërkohet të japin informacion të qartë se përse u rekomandojnë përdoruesve të caktuar informacione të caktuara dhe t’i lejojnë këta përdorues të zgjedhin; t’u sigurojë përdoruesve një mjet të thjeshtë për të shënuar përmbajtjen e paligjshme dhe me terma dhe kushte lehtësisht të kuptueshme; të ndërmarrë hapa më të fortë për të kundërshtuar përhapjen e përmbajtjeve dhe dezinformatave të paligjshme; dhe t’u japë studiuesve akses në të dhënat e disponueshme publikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb