Ministrat e Jashtme të BE në bllok kanë vendosur që të sanksionohen 20 zyrtarë të Bjellorusisë të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve dhe dhunën ndaj protestuesve.

Me të gjitha gjasat edhe Lukashenko do të jetë në këtë listë, por me ose pa të, Presidenti bjellorus është kundërpërgjigjur duke deklaruar se nëse kjo do të ndodhë, edhe Bjellorusia do të vendosë sanksione ndaj vendeve të BE.
Ministri i jashtem çek, Tomas Petricek ka bërë të qartë se edhe Lukashenko duhet të jetë në listë, kurse Linas Linkevicius i Lituanisë theksoi se lideri bjellorus duhet të sanksionohet që të jetë një lëvizje taktike për ta ndërgjegjësuar.

Disa vende të BE kërkojnë që të ketë vazhdimisht sanksione ndaj Bjellorusisë në mënyrë që të ushtrohet presion deri atëhere kur Lukashenko të bindet dhe të ulet në dialog me opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb