Pas deklaratave të kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki se do t’i përgjigjet BE-së me të gjitha mënyrat në rast se kjo e fundit do të nisë një luftë me sanksionet ligjore dhe ato financiare, ka ardhur një reagim nga Komisioni Europian.

Zëdhënësi i KE-së Eric Mamer, deklaroi se Bashkimi Europian ka ndihmuar në vendosjen e paqes së qëndrueshme midis të gjitha shteteve anëtare dhe institucioneve.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka vend për retorikën e luftës në marrëdhëniet mes shteteve anëtare dhe institucioneve.
“Bashkimi Europian është një projekt që ka ndihmuar në vendosjen e paqes së qëndrueshme midis shteteve të tij anëtare. Nuk ka vend për retorikën e luftës në marrëdhëniet midis shteteve anëtare ose midis shteteve anëtare dhe institucioneve”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb