Nënshkruhet sot kontrata 26.5 milionë euro për luftimin e COVID-19 mes Bashkimit Europian dhe Kosovës.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kontrata është e bërë për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.

Pagesa e parë prej 20.5 milionë pritet të realizohet para fundit të këtij viti. BE-ja edhe më herët kishte ndarë mjete financiare por edhe logjistike për Kosovën për t’i ndihmuar në luftimin e pandemisë COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: