Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje që Europa të shkëputet njëherë e mirë nga varësia e saj ekonomike nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Në komunikimin e tij, udhëheqësi francez e përshkroi Kinën dhe Shtetet e Bashkuara si kërcënime të dyfishta për “autonominë strategjike” që ai beson se është jetike për “sovranitetin” e Bashkimit Evropian në fusha të tilla si industria, teknologjia e energjisë, mbrojtja, bujqësia dhe ndryshimi i klimës.

“BE-ja duhet të jetë një superfuqi e tretë dhe nuk dëshiron të bëhet vasal i dy të tjerëve, ka thënë Macron.

Por disa protestues ndërprenë fjalimin e Macron, teksa mbanin parulla armiqësore ndaj reformës së tij jopopullore të pensioneve.

“Pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës bënë që Evropa të kuptonte se ishte e varur nga fuqitë e mëdha. Nëse kontinenti do të ishte sovran, ai duhet të krijojë një politikë industriale të fuqishme dhe të ndërhyjë në tregje siç bënë Uashingtoni dhe Pekini. SHBA ka një të tillë edhe Kina po ashtu. Evropa duhet të ketë një të tillë për t’u siguruar që nuk do të jetë e bllokuar në një situatë të vështirë,”tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: