Jocelyn Wildenstein insiston për pretendimet e saj se ajo kurrë nuk ka bërë operacione plastike.

Socialistja zvicerane, e quajtur Catwoman për shkak të karakteristikave të saj në ndryshim të vazhdueshëm, ka pohuar vazhdimisht se ajo kurrë nuk ka kryer ndërhyrje plastike, ajo akuzoi të tjerët për Photoshopping në imazhet e saj.

Jocelyn, e cila shpesh poston imazhe tepër të filtruara në rrjetet e saj sociale, ndau një foto të saj në vitet e adoleshencës, e cila gjithashtu dukej pak e ndryshuar, si provë se ajo nuk ka pasur një operacion.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtu jam unë, në një kurs baleti në Zvicër, kur isha 15 vjeç, kështu që boll spekuluat me imazhin tim. I them mediave që të ndalen! Dhe i them që të mos i ndryshojnë fotot e mia me Photoshop. Mjaft postuat foto të rreme të miat. Së shpejti, do të shikoni fytyrën time të vërtetë në televizor”, shkruan Wildenstein në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: