BRUKSEL- Buxheti i Italisë për vitin 2017 mund të shkelë rregullat e Bashkimit Evropian për borxhin dhe deficitin, deklaroi sot Komisioni Evropian, duke vënë në dukje se mund të ketë disa liri veprimi për të trajtuar flukset e emigrimit dhe tërmetet e fundit.

Tensionet mes Italisë dhe Komisionit janë rritur mbi planet buxhetore të Romës, të cilat parashikojnë masa si ulja e taksave dhe rritja e pensioneve së bashku me financimet për të menaxhuar emigracionin dhe kërcënimet sizmike. Buxheti është parë edhe si një përpjekje nga ana e kryeministrit italian, Matteo Renzi për të fituar mbështetje para referendumit më 4 dhjetor në të cilën ai e ka vënë bast të ardhmen e tij politike.

“Por Italia është një nga gjashtë vendet e eurozonës që rrezikon një devijim të rëndësishëm nga objektivat e buxhetit të dakorduara me Komisionin”, tha sot një ekzekutiv i Bashkimit Evropian. Roma ka planifikuar një deficit në buxhet prej 2,3 për qind për vitin 2017, pavarësisht se ka rënë dakord në muajin prill që të mbajë deficitin e saj nën 1,8 për qind.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: