Bashkimi Evropian ka përfshirë Japoninë në mesin e vendeve që mund të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit të vendosura për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së thuhet se është rishikuar lista e vendeve “të rekomanduara” për heqjen e kufizimeve të zbatuara për udhëtimet “jo të detyrueshme”.

Sipas listës me cilësinë rekomanduese për vendet anëtare, thuhet se BE-ja e cila u mbyll plotësisht vitin e kaluar në kuadër të masave të pandemisë, përveç Japonisë mund të hapë gradualisht kufijtë e saj për Australinë, Izraelin, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.

Gjithashtu kufijtë mund të hapen edhe ndaj Kinës nëse shtetasve të vendeve anëtare të BE-së do t’u jepet leje udhëtimi. Kufizimet e udhëtimit të vendeve të BE-së do të vazhdojnë për të gjitha vendet që nuk ndodhen në listë.

Përderisa BE-ja ka përcaktuar vendet ku do të hiqen kufizimet, ajo merr parasysh situatën e pandemisë në vendet në fjalë, masat e marra në ato vende kundër COVID-19 dhe elementin e reciprocitetit për informacionet dhe sigurinë e të dhënave të vendeve në fjalë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb