BRUKSEL- Bashkimi Evropian zgjeroi sot sanksionet e veta në 13 persona dhe pesë “njësi”, mbi të gjitha në grupe politike, të implikuar në zgjedhjet e organizuara nga rebelët separatistë në lindje të Ukrainës në 2 nëntor, sipas disa burimesh diplomatike.

 

Ky vendim është përgjigja e BE-së ndaj votës separatiste që kompromentoi ekuilibrin dhe aplikimin e protokollit të Minskut, që vendos një armëpushim në rajon, theksoi një nga këto burime.

 

Këto sanksione konsistojnë në një ngrirje të të ardhurave në BE, si dhe një ndalim të vizave hyrëse apo kalimin tranzit në territoret e BE-së për individët e prekur. Identiteti i tyre do të bëhet publik pas shkrimit të vendimit në Fleoren Zyrtare të BE-së të shtunën.

 

Ky vendim mbetet të miratohet formalisht nga 28 ventet anëtare të BE-së nëpërmjet një procedure të shkruar. Kjo është aplikimi i një marrëveshje politike të arritur mes ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së më 17 nëntor, gjatë një mbledhje në Bruksel që iu kushtua kryesisht situatës në Ukrainë.

 

BE-ja e ka sanksionuar tashmë shumë rëndë Rusinë për implikimin e saj në krahë të rebelëve separatistë, duke ndaluar kryesisht bankat dhe kompanitë të sektorit të mbrojtjes dhe të naftës që të financohen në Evropë. Këto snaksione, të ndërmarra në korrik dhe shtator, kontribuan në vështirësitë ekonomike të rusisë por ato nuk e kanë ndryshuar sjelljen e presidentit rus, Vladimir Putin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: