BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu sot keqardhje për policët dhe protestuesit e plagosur në protestat e mbrëmshme para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë në Shkup dhe kërkoi që protestat të jenë të qeta.

Unioni tha se faktorët politikë në Republikën e Maqedonisë urgjentisht të gjejnë zgjidhje për krizën politike në vend.

“Bashkimi Evropian konfirmon shqetësimin e fuqishëm në lidhje me situatën në vend. BE-ja me keqardhje i konstaton lëndimet e marra nga ana e protestuesve dhe nga anëtarët e forcave të sigurisë në protestat e mbrëmshme. Si parim i përgjithshëm, Komisioni kujton rëndësinë kyçe të lirisë së protestave të qeta dhe tubimin dhe lirinë e shprehjes, siç është konfirmuar në konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Ato duhet të jenë vlera bazë të demokracisë funksionale”, theksoi zëdhënësja Maja Kocijançiç.

“BE-ja dëshiron të përkujtojë se nga faktorët politikë pritet të ndërmarrin aksion urgjent drejt zgjidhjes së përmbajtur të krizës politike aktuale dhe, përmes angazhimit konstruktiv, të ristartohet dialog politik adekuat dhe të kthehet besimi në institucionet. BE-ja nuk ka koment për rastet individuale me përgjimet, por kujton se të gjitha pohimet për çdo kundërvajtje potenciale duhet të jenë menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe transparente, të hulumtuara nga ana e organeve kompetente”, theksoi ajo për ngjarjet në Maqedoni.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb